×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aliu e Durmishi shohin nga afër zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj

    Insajderi
    25 July 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për investimin që Qeveria e Kosovës po e bën në rrugën Komora-Drenas-Skenderaj.

    Kurti ka thënë se shpronësimi i pronave ka shkaktuar vonesa në realizimin e këtij procesi.

    Për të vëzhguar punimet në terren kanë dalë ministri Liburn Aliu dhe zëvëndësi i tij, Hysen Durmishi.

    Njoftimi i Kurtit:

    Rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet.

    Po angazhohemi që t’i zgjidhim të gjitha problemet një nga një, përfshirë këtu edhe shpronësimin e pronave, që na solli vonesa në këtë rrugë. Më e mira është që punimet po zhvillohen për së mbari, e kështu zgjerimi i rrugës të përfundojnë sa më parë.

    Për këtë projekt kemi ndarë:

    – 13 milionë euro për vitin 2024,

    – 15 milionë euro për vitin 2025

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark