×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Allegri sfidon futbollistët e tij, shënon këmbëzbathur nga një pozicion i pamundur

    Insajderi
    25 July 2022 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Mik i diellit” është kthyer tashmë në një frazë tërheqëse në botën “sociale” të Juventusit. Ngacmimi i drejtuar ndaj Vlahovic vjen nga trajneri Allegri. Është publikuar edhe përmes një video për të qeshur nga kanalet zyrtare të Juventusit.

    Fjala është për sfidën e goditjeve dhe golave nga “pozicioni i pamundur”, pra pak metra pas vijës së portës, por në largësinë e flamurit të këndit. Një sfidë jo fort e zakonshme, që ka angazhuar protagonistët bardhezinj McKennie, Dusan Vlahovic dhe trajnerin Allegri.

    Realisht, Allegri ndërhyn në “duelin” mes sulmuesit dhe mesfushorit bardhezi. Për t’u dhënë një mësim të mirë “fëmijëve”, siç i quan, që kanë nevojë të mësojnë ende nga trajneri i tyre, Max heq këpucët e sportit dhe çorapet, bëhet gati të godasë topin me këmbë zbathur.

    Ndërkohë, Vlahovic e ngacmon: “Kujdes mister, ju lëndoni veten kështu, është e pamundur!” Në vend të kësaj, trajneri godet bukur nga “këndi i pamundur” dhe e shtyn topin në portë, në skajin e shtyllës, pak para se të shqiptojë frazën mburrëse “hej, miku i diellit…”

    Si dëshmi e atmosferës së qetë që mbretëron te Juventusi, pas “mësimit” edhe Vlahovic tenton të godasë këmbëzbathur, duke ia dalë në mënyrë perfekte. “Bravo, – komenton Allegri, – me këmbë zbathur godet më mirë”. Përgjigja e Dusan ishte gati: “Sigurisht, atëherë duhet të luaj kështu”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark