×
Zgjedhjet 2021

Alma Lama mbron rolin e femrës në politikë: Gjuha seksiste duhet të sanksionohet me ligj

Insajderi
30 January 2021 - 11:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish gazetarja dhe kandidatja për deputete nga radhët e LDK-ës, Alma Lama, gjatë një debati politik në T7, ka mbrojtur fuqishëm femrën në politikë.

Lama u shpreh se duhet të ndalet gjuha ofenduese ndaj femrave, veçanërisht gjuha seksiste ndaj femrave që merren me politikë.

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali u shpreh se një gjuhë e tillë është totalisht e papranueshme.

Më tej, kandidatja për deputet që këto zgjedhje mban numrin 87, u shpreh se gjuha seksiste ndaj femrave duhet të sanksionohet me ligj, gjë e cila do ti mbronte nga denigrimi dhe fyerjet politike që vinë nga kundërshtarët./Insajderi.org/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark