×
  • Lajme
  • Lajme

    Alpinistët nga Kosova bëjnë gjestin e veçantë për Ditën e Pavarësisë, valëvisin flamurin në mbi 2 mijë metra lartësi

    Insajderi
    28 November 2022 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Alpinistët shqiptarë, Astrit Krasniqi dhe Fadil Sahiti i kanë bërë vendit tonë një dhuratë shumë të shumë të bukur me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Ata kanë valëvitur flamurin shqiptar në 2561 metra lartësi.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fadili tregoi emocionet e kësaj eksperience, duke ndarë edhe vështirësitë që kaloi së bashku me alpinistët e tjerë.

    Ai madje ka zbuluar se kanë vendosur që sot të festojnë me birra në Kosovë.

    “Ishte vërtetë sfidë dhe mjegullë dhe erë. Mirëpo, kënaqësia ishte e madhe nga ajo që bëmë. Faktikisht ne flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës ne e valëvisim kudo ku shkojmë, por nga kjo ishte një ditë e veçantë si për Shqipërinë dhe Kosovën si dita e Flamurit dhe Pavarësisë.

    Kështu që kënaqësia ishte më e madhe se sakrifica që bëmë. Dje kam pasur emocion shumë shumë të madh. Nexhati e merr kudo që shkon flamurin me vete dhe kënaqemi. Edhe të Kosovës e marrim me vete. Ne dje kishim dy flamuj, mirëpo ky flamuri i madh kishim hall se mos na ikte nga duart. Unë jam pedagog në Universitetin Amerikan të Kosovës. Nexhati është biznesmen në një kompani.

    Ne e kemi lënë me shokët do të festojmë me birra. Sepse për ne kosovarët kjo ditë është Dita e Flamurit, ndërsa për ju për Ditën e Pavarësisë”, u shpreh ndër të tjera Fadili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark