×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Aludohet se kënga e re i dedikohet ish-it të saj, reagon Selena Gomez

    Insajderi
    31 August 2023 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Single Soon”, ka të bëjë me marrëdhënien e saj me këngëtarin kanadez, The Weeknd.

    Këngëtarja ka shkruar në rrjetet sociale për kuptimin e këngës së saj të re dhe i ka mohuar thashethemet përmes një reagimi lidhur me spekulimet.

    Në raportimin e Hollywood Life thuhej se fansat e Selenas besojnë se “Single Soon” i dedikohet marrëdhënies së saj me The Weeknd.

    “Nuk mund të jetë më e pasaktë”, është komenti i Gomez në këtë publikim.

    Ndërsa në një postim të mëhershëm, këngëtarja ka shpjeguar kuptimin e vërtetë të kësaj kënge: “Faleminderit për gjithë dashurinë për ‘Single Soon’! Është një himn i këndshëm për të qenë rehat në lëkurën tuaj dhe për ta dashur shoqërimin me vetveten… dhe është gjithashtu shumë argëtuese të kërcesh me të!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark