Alush Telaku ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Notari ynë garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19. Koha e tij ishte 59.70.
Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit ekipit tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.
Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.
Pjesa e mbetur e ekipit do të niset për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse.