×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane alarmoi për sulm terrorist, por Qeveria heshti

    Insajderi
    13 April 2017 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa orë pasi në objektin e Qeverisë së Kosovës të mblidhej Këshilli i Sigurisë, ku u tha se ishte një mbledhje e zakonshme, Ambasada Amerikanë lëshoi një lajmërim për rrezik.

    “Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, sugjeroi ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë.

    Njoftimi i ambasadës që për dallim prej herëve të tjera ku zakonisht për festa dhe protesta të ndryshme lajmëron qytetarët e saj për rrezikun nga masat, këtë herë e potencoi fjalën “terrorist”.

    “Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Nëse ndodh një sulm terrorist në qytetin tuaj ose ku do të udhëtoni, qytetarët amerikanë duhet: Të ndjekin instruksionet e forcave ligjore dhe shërbyesve emergjentë. Të monitoroni uebfaqen e ambasadës për siguri”, thuhej në njoftimin e Ambasadës.

    Por për dallim prej ambasadës Amerikane, Qeveria e Kosovës e asnjë institucion tjetër nuk dha ndonjë alarm.

    Madje so pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha-Sadiku, anëtare e këtij këshilli, tha se në mbledhje është diskutuar siguria në vend në përgjithësi dhe nuk ka pasur ndonjë diskutim apo çështje specifike.

    Ka qenë mbledhje e rregullt, që mbahet çdo tre muaj”, tha ajo.

    “Është diskutuar në përgjithësi gjendja e sigurisë, nuk ka pasur ndonjë temë diçka specifike”, sqaroi ministrja Hoxha-Sadiku, e kontaktuar nga Gazeta Express.

    E para se Këshilli i Sigurisë të mblidhej sot, Policia e Kosovës, teksa iu kundërpërgjigj sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj se Policia e Kosovës kontrollohet nga Kadri Veseli, në fund të komunikatës dha një detaj që akuzon direkt Molliqajn se njollos Policinë vetëm në raste specifike.

    “Policia e Kosovës vlerëson se është shume indikativë deklarata e z.Molliqaj, për faktin se  në të gjitha rrethanat kur ne jemi të fokusuar njëqind përqind në çështjet jetike dhe madhore për sigurinë dhe interesin kombëtar të Kosovës, personi i njëjtë shfaqet me deklarime tendencioze duke u munduar të krijoj huti në opinionin publik, dhe kjo qasje i shkon në dobi vetëm armiqve të shtetit të Kosovës e jo qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

    Madje u raportua se Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke ndodhur një mobilizim i pjesëtarëve të saj. Më konkretisht, Pjesëtarët e Policisë së Kosovë të cilët kanë qenë në pushime të ndryshme, që nga sot janë detyruar ta ndërprenë dhe të dalin në punë. Përveç kësaj, derisa ata punonin nga tetë orë, nga sot do të punojnë nga 12 orë./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark