Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve që të votohet në këtë ditë të zgjedhjeve.
Nga ambasada përmes një shkrimi në Facebook janë shprehur se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve.
“Në Ditën e Shën Valentimit tregoni dashurinë për vendin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.