×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane nis të ofrojë shërbime shtesë për viza në Prishtinë

    Insajderi
    20 September 2016 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjetin social Facebook, Ambasada amerikane thotë se ka nisur gradualisht të ofrojë shërbime për viza në Prishtinë, ndërsa shpresojnë se shërbimet e plota do t’i ofrojnë kur të përfundojë së ndërtuari ambasada amerikane, e që planifikohet në 2018.

    Njoftimi lidhur me këtë e ka bërë Brian Corteville, i cili para një muaji ka filluar punën si Shef i Seksionit të Konsulencës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

    “… Kemi nisur procesin që gradualisht të ofrojmë shërbime për viza këtu në Prishtinë për t’ju kursyer udhëtimin për në Shkup, dhe shpresojmë që të ofrojmë shërbimet e plota kur të përfundojë së ndërtuari Ambasada e re Amerikane më 2018”, ka shkruar Corteville, njofton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark