×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

    Insajderi
    19 April 2024 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar se Kosova ka një ligj në fuqi që e dënon këtë krim.

    “Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni në: 0800 11 112 ose 192”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Ky veprim i ambasadës vjen pas dy vrasjeve të grave nga bashkëshorti dhe ish-bashkëshorti që ndodhën brenda një jave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark