×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasada e Kosovës në Itali del me njoftim: Këto dokumente ju duhen pas liberalizimit

    Insajderi
    19 December 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Kosovës në Itali përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar nga qytetarët që të informohen me kujdes mbi kriteret para liberalizimit të vizave.

    Qytetarë të nderuar, 1 janari 2024, dita e liberalizimit të vizave për Kosovën në zonën Schengen, po afrohet prandaj ju ftojmë edhe një herë të informoheni me kujdes mbi kriteret dhe dokumentet e nevojshme. Informohuni para nisjes që udhëtimi juaj të jetë i suksesshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë për qëndrime afatshkurtër si ato turistike apo vizita familjare disa herë brenda vitit, përderisa nuk tejkalohet numri i ditëve 90 brenda periudhës prej 180 ditësh.

    Për të udhëtuar pa viza duhet:

    Pasaportë biometrike;

    Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit;

    Dëshmi mbi qëndrimin si rezervim i hoteli apo vendit ku do të qëndroni;

    Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

    Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;

    Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare;

    Liberalizimi i vizave nuk ju mundëson punësimin, shkollimin apo studimet.

    Po ashtu, në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa viza, pasojat personale përfshijnë; shqiptimin e gjobës financiare, shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark