×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Masat ndëshkuese duhet të largohen, Kosova e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

    Insajderi
    02 May 2024 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen.

    “Si demokracia më e avancuar në rajon ne jemi të gatshëm tu përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga Komisioni Evropian. Kosova është e gatshme jo vetëm për statusin e kandidatit por edhe për të hap negociatat dhe kapitujt e shumë drejt anëtarësimit”, tha Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

    Ndërkohë që Kurti shtoi se javën e kaluar BE ka aprovuar Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor që ka dy qëllime të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të rajonit me BE dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE.

    “Planin e zgjerimit e  shohim si hap të duhur në drejtimin e duhur. Nuk duhet të ketë përfitime nga BE e as fonde pa i përqafuar vlerat e BE-së. Masat që janë ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos me Planin e rritjes dhe qëllimit të tij. Këto masa duhet të largohen”, tha Kurti. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark