×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadorët e QUNT-it i shkojnë Kurtit në zyre

    Insajderi
    05 February 2024 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë të mërkurën janë parë t’i kenë shkuar në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa është paralajmëruar një deklarim për media pas këtij takimi nga ambasadori i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

    Ky takim mësohet se vije pas vendimit të fundit të BQK që gjithë territorin e Kosovës të përdoret vetëm valuta euro duke e përjashtuar përfundimisht nga tregu dinarin.

    Ndërkombëtarët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ky vendim të shtyhet.

    Ndërkohë, sipas rregullores së BQK-së, nga data 1 shkurt e vitit 2024 në Kosovë do të duhet të qarkullojë vetëm euro, përkundër që në komunat me shumicë serbe vazhdohet që pagesat të kryhen me valutën serbe, dinarin./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark