×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori amerikan krenohet me pjesëtarët e FSK-së që shpëtuan jetë në Turqi

    Insajderi
    21 February 2023 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, u ka shprehur mirënjohjen për pjesëtarët e FSK-së që mbrëmë u kthyen nga Turqia, pasi morën pjesë në aksionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues që ndodhi atje.

    Ai thotë se ekipet e FSK-së asistuan në operacione dhe shpëtuan jetë nga kërkimet që bënë nën rrënojat e vendeve të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkimit, shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së, që u kthyen në Kosovë”.

    “Ekipi i FSK-së kreu asistencë të suksesshme në operacionet në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-ja është partnere krenare e FSK-së”, ka shkruar sot Hovenier.

    Pjesëtarët e FSK-së i ka pritur mbrëmë në Aeroport Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe Ambasadori turk në Kosovë, Tunç Angili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark