×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadori amerikan mirëpret vendimin për furnizim me barna të spitaleve në komunat me shumicë serbe

    Insajderi
    02 November 2023 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për furnizim me barna të spitaleve dhe qendrave mjekësore nëpër komunat me shumicë serbe.

    “I bashkohem kolegut tim nga BE, për të mirëpritur miratimin e shpejtë të vendimit nga ministri Vitia për donacionet me barna dhe furnizimet mjekësore. E përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar ai

    Gjatë ditës, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka përshëndetur vendimin e Vitisë, derisa atë e ka rishpërndarë edhe ambasadori amerikan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark