×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasadori amerikan në Serbi edhe një herë ia tërheq vërejtjen Kurtit, ka dy kërkesa

    Insajderi
    06 November 2022 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i SHBA-ve në Beograd,  Christopher Hill ka reaguar pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet kosovare.

    Hill ka thënë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve.

    “Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë progresin e rëndësishëm të arritur në dialogun i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së”, ka deklaruar Hill për gazetën serbe “Blic”, transmeton Insajderi.

    Sipas ambasadorit amerikan, lëvizjet e fundit nga pala serbe mund të përshkallëzojnë edhe më tej tensionet.

    Hill iu ka bërë thirrje përfaqësuesve serbë të Kosovës, që të respektojnë zotimet e tyre nga dialogu dhe të kthehen në institucionet e Kosovës, përfshirë policinë, gjyqësorin dhe komunat.

    Po ashtu, Hill i ka bërë thirrje edhe qeverisë së Kosovës që pa vonesë t’i përmbahen obligimeve të përcaktuara nga marrëveshja e Brukselit dhe të nisin sa më shpejt negociatat për themelimin e Asociacionit.

    “Në të njëjtën kohë, ne i bashkohemi BE-së dhe bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të respektojnë detyrimet pa ndonjë vonesë. Vendimi për ri-regjistrimin e automjeteve të shtyhet  dhe të pezullohet çdo masë ndëshkuese ndaj pronarëve të veturave me tabela KM derisa palët brenda dialogut të zgjidhin çështjen e targave. Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e asociacionit të komunave serbe që është obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon në parim sundimin e ligjit, dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, ka theksuar Hill.

    Po ashtu, ambasadori amerikan ka kërkuar që të zgjidhet rruga e dialogut, dhe që Serbia e Kosova të përmbahen nga veprimet të cilat do të çonin në destabilizim të situatës. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark