Duke folur për Ushtrinë dhe taksën ai ka kritikuar të dyja këto vendime të Kosovës, transmeton Insajderi.
Për Ushtrinë ka thënë se nuk ka qenë koha më e mirë e mundshme.
“Miratimi i ligjeve për Ushtrinë nuk vjen në kohën më të mirë të mundshme, sepse përkeqëson dialogun. Janë bërë pa koordinuar me NATO-n dhe pa rrugë kushtetuese”, ka thënë Delattre.
Ai pati edhe një kërkesë për Qeverinë e Kosovës. Tha se taksa duhet të hiqet, sepse është në kundërshtim me marrëveshjet për tregti të lirë.
“Po mendoj për vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifat 100%. Këto vendime nuk i kontribuojnë situatës. Ne ftojmë autoritetet e Kosovës të anulojnë këto tarifa”, deklaroi ambasadori francez në OKB. /Insajderi.com