×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadori gjerman dorëzon vizën e fundit turistike

    Insajderi
    18 December 2023 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është lëshuar viza e fundit turistike nga Ambasada e Gjermanisë. Ka qenë ambasadori, Jorn Rohde i cili ka vendosur që vizën e fundit t’ia dorëzoi një qytetari, shkruan Insajderi.

    Bujar Rrustemi është qytetari të cilit ambasadori ia dorëzoi personalisht pasaportën me vizë, i cili u shpreh i lumtur.

    “Duke festuar një moment historik! Sapo i dorëzova vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi kosovar🇽🇰. Të emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë! 🇪🇺🌍 Duke sjellë shtëpinë dhe diasporën shumë më afër së bashku 🇩🇪🤝🇽🇰”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “X”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark