×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ambasadori gjerman në Kosovë: S’mund ta shpreh sa jam i gëzuar

    Insajderi
    18 April 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

    Rohde shpërndau një Twitter adresimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila iu gëzua këtij miratimi.

    Ai shkroi se është shumë i gëzuar.

    ”Më në fund është bërë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman. Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Viola von Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, ka thënë ambasadori.

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër  do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark