×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadori gjerman reagon pas vendimit të Qeverisë Kurti për Manastirin e Deçanit

    Insajderi
    13 March 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Pas kësaj, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se vendimi i sotëm i Qeverisë Kurti është një moment historik.

    Rohde ka thënë se edhe pese zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës për sundimin e ligjit.

    “Vendimi i Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e  për sundimin e ligjit. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe
    Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark