×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori i Kosovës në Ankara: Po përpiqemi të marrim informata nëse ka ndonjë shqiptar që ka pësuar nga tërmeti

    Insajderi
    06 February 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi, ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u përpjekur që të marrin informacione nga autoritetet e Turqisë në rast se ka ndonjë shtetas shqiptar që ka pësuar nga tërmeti i së hënës në Turqi.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara në vazhdimësi po përpiqet të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë dhe të përcjellë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë”, u shpreh ai.

    Ndryshe, Ambasada e Kosovës në Ankara, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, i kanë shprehur ngushëllime popullit turk.

    “Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, ambasada ka publikuar numrat për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, duke i lutur qytetarët që të kontaktojnë.

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

    Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

    Numri i të vdekurve në Turqi e Siri po vazhdon të rritet si pasojë e tërmetit vdekjeprurës.

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave në këto dy shtete ka shkuar mbi 600.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark