×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadori rus në Beograd është vënë në lëvizje për të minuar marrëveshjen Kosovë-Serbi, thotë ish-diplomati serb

    Insajderi
    14 February 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrulli i rritur i paraqitjes nëpër mediat serbe të Ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, ka të bëjë me planin evropian për normalizim të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përpjekjeve për ta minuar atë, beson ish-diplomati serb, Sreçko Gjukiq, shkruan Insajderi.

    Edhe një gjë tjetër, sipas tij, e shpjegon paraqitjen në rritje nëpër mediat serbe të ambasadorit rus, dhe kjo, sipas Gjukiq, ka të bëjë me mediat serbe të afërta me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilat muajve të fundit kanë shkruar më shumë rreth partneritetit ShBA-Serbi.

    Ambasadori rus i bëri thirrje Serbisë të refuzojë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, derisa vazhdon të deklarojë vazhdimisht se çështjet mes Kosovës dhe Serbisë pas konfliktit në Ukrainë.

    “Për Rusinë, pozicioni i Serbvisë ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe kurorëzuese. Rusia nuk ka asnjë derë tjetër të hapur, dhe ky është kapitali politik për të cilën ata s’mund të paguajnë me asgjë”, thotë Sreçko Gjukiq.

    “Arsyet pse ai po del në media janë përpjekjet e Federatës Ruse për ta minuar marrëveshjen [Kosovë-Serbi], kjo nuk diskutohet”, tha ai në N1.

    Gjukiq thotë se këto paraqitje duhet të vihet në një kontekst më të gjerë, sepse një sërë ngjarjesh vijnë për shkak të përvjetorit të sulmit në Ukrainë, duke përfshirë konferencën e OKB-së për planin e paqes për Ukrainën.

    “Në atë valë u angazhua diplomacia ruse dhe ambasadori… Sepse fakti që ai deklaroi se ky plan nuk i përshtatet Serbisë – bie ndesh me atë që ka thënë gjithmonë Moska – ajo që i përshtatet Beogradit na përshtatet edhe neve”.

    “Tani ai u hodh me teza se nuk i shkon Beogradit dhe se e kupton pse. Është presion nga pala tjetër. Është sikur nuk ka presion, por ka shumë. Serbia tani është në një pozicion delikat. Dhe kushdo që mendoi se me kalimin e kohës çështja e sanksioneve kundër Rusisë do të bëhen të parëndësishme – jo, do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme dhe Rusia do ta kushtëzojë Serbinë… Rusia ka premtuar se do të përmbushë shlyerjen e kredive nga Serbia në rubla që do të thotë se është një opsion më i favorshëm për Serbinë”, ka treguar ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark