×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ka pëlqim për Romeon? Ish-banori i Big Brother habit me deklaratën e pazakontë: Erjola do përfundojë në psikiatri pasi të dalë…

    Insajderi
    10 May 2024 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banori Toros Shahnaian ka komentuar në “Breaking” ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në BBV3, ku më kryesorja është ajo e Erjolës dhe Romeos, ku akuzohen nga Graciano se kanë pëlqim për njëri-tjetrin që nga jashtë dhe madje kanë shkëmbyer mesazhe.

    Toros shprehet se i vjen keq për Erjolën pasi ajo është bërë një tabelë qitje dhe se mund të përfundojë dhe në psikiatri pas gjithë presionit që po përjeton.

    Toros Shahnaian: Këndvështrimi im është ore mos është kjo një lojë për të arritur këtë finalen madhështore që të gjitha duan, mos ka një pakt mes Gracianios dhe Erjolës? Pastaj në fund të fundit çfarë ka të keqe edhe po të jetë e vërtetë sepse jemi në 2024. Mund të dashurojmë këtë duam dhe e kanë bërë atë Erjolën tabelë qitje, nuk e di po do përfundojë në psikiatri ajo kur të dalë, aq shumë e kanë çuar në një ekstrem. Po edhe sikur të jetë të vërteta, po pastaj? Ku qëndron problemi? Problemi është që dashuria e Heidit nuk ekziston. Përsa i përket finales, Graciano nuk e kap finalen, kurse Erjola ka një pikëpyetje të madhe. Besoj se finalja është e ndarë mes Heidit, Romeos, Eglës dhe Julit. Do më pëlqente të ishte Françeska dhe Mertitoni, por të gjithë nuk shkojnë në finale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark