×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ambasadori suedez për heqjen e vizave: Më në fund

    Insajderi
    18 April 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër pritet të bëhet edhe nënshkrimi i vendimit për liberalizimin e vizave, kështu ka thënë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

    Westerlund përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ky vendim është pritur gjatë.

    “Më në fund! Presidenca suedeze e BE-së dhe Parlamenti Evropian nesër pritet të nënshkruajnë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

    Ndryshe, miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë sot, pa asnjë kundërshtim. Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të mërkurën do të udhëtojë drejt Strasburgut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark