×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadorja izraelite në Kosovë ka një urim për festat e fundvitit

    Insajderi
    28 December 2023 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me rastin e festave të fundvitit, ka falënderuar Kosovën për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë.

    Teksa uroi shëndet dhe suksese për vitin e ri duke shpresuar në thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës.

    ”Me rastin e festave të fundvitit, dua të falënderoj edhe një herë të gjithë miqtë e mi në #Kosovë, në të gjitha institucionet shtetërore, në qeveri, opozitë, medie, shoqëri civile, si dhe qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë. Ju uroj të gjithëve shëndet, begati dhe suksese të vazhdueshme në vitin e ri. Pres me padurim thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe mes qytetarëve tanë”, shkroi ajo në X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark