“Amerika nuk e do servilizmin, i do liderët që embrojnë popullin dhe vendin e vet” – Insajderi
×
Fokus 1

“Amerika nuk e do servilizmin, i do liderët që embrojnë popullin dhe vendin e vet”

Insajderi
01 October 2019 - 22:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka raporte të forta me amerikanët, derisa ka shtuar se burrështetasit amerikanë nuk e duan servilizmin.

Ai ka thënë se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar.

“Për mua thoshin u prishë me Amerikë, por unë në ditën e parë të fushatës isha në Amerikë. Amerika është aleate e Kosovës, nuk është e politikanëve. Nëse dimë me punu në të drejtën e popullit tënd, edhe nëse nuk pajtohen nuk të pengojnë”, ka thënë Haradinaj.

“Servilizmin nuk e çmojnë”, ka theksuar në RTK ai.

Sipas Haradinajt, për amerikanët është qenësorë që një politikan t’i mbrojë interesat e popullit të vet që të vënë besim mbi të.

“Ata nuk i pëlqejnë artificializmat. Ata janë të interesum me ditë se për çfarë qëndron. Nëse e shohin që nuk e mbronë interesin e popullit të vet, nuk të besojnë, se ti mund të bëhesh nesër edhe me Iranin e Rusinë”, ka theksuar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark