×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Amerikan black friday” që gjithkush do ta donte

    Insajderi
    10 November 2017 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dreka e “Ditës së falënderimeve” është shumë e famshme. Kjo ditë është pushim në gjithë Amerikën. Pjata kryesore pa dyshim që është gjeli i detit.

    Ëmbëlsirë tradicionale e “Thanksgiving Day” janë patatet e ëmbla me sheqer, erëza dhe gjalpë, që quhet “Yam” dhe torta me kungull. Por nuk mbaron me kaq. Kjo ditë ndiqet edhe me një festë tjetër, siç është “Black Friday” apo e “E premtja e zezë” që në SHBA hap sezonin e blerjeve.

    E “Premtja e zezë”, ngjarje klasike e pazareve amerikane, bie në çdo të katërtën të premte të nëntorit çdo vit. Pse? Epo, sepse është dita pas “Falënderimeve”, e cila është një festë publike në SHBA.

    Nuk duhet të vijë si befasi që kjo është ngjarja më e madhe tregtare e vitit në Shtete të Bashkuara. Me kaq shumë oferta të mahnitshme të së “Premtes së zezë” ndodhin gati një muaj para Krishtlindjeve dhe si e tillë trajtohet nga shumë amerikanë (si dyqanet, ashtu edhe blerësit), si fillimi zyrtar i sezonit të blerjeve.

    Në Shtete të Bashkuara të Amerikës, kjo ditë vë në punë  me orare  të zgajtura bizneset për të akomoduar fluksin e madh të blerësve me kërkesat e mëdha për produktet me çmime më të lira se çdo ditë tjetër e vitit.

    “Black Firday” është e vetmja ditë e vitit që amerikanët edhe mund të “tundohen” pasi  zgjohen në orën 3 të mëngjesit  për të marrë  ofertat  më të mira siç mund të jetë ajo e një  televizori të sheshtë, (Flat Tv Screen) pasi ditëve të tjera të vitit, çmimi i përballueshëm  për shumëkënd  ishte  vetëm një vështrim.

    Mund të ketë gjithashtu mbingarkesa në rrugë për në destinacione të njohura tregtare. Historia e “Black Friday”-t ka filluar më herët seç mendojnë njerëzit. “E premtja e zezë” është  titulli që iu dha ditës së blerjeve pas “Ditës së falënderimeve” në Amerikë, kur turmat e blerësve iu qasen dyqaneve në të gjithë vendin për të përfituar nga pazaret më të mëdha për pushime të fundvitit.   “E Premtja e zezë” quhet sepse   njerëzit  shkaktuan aksidente trafiku dhe nganjëherë edhe dhunë pasi “American Black Friday” ka qenë gjithmonë e shoqëruar me ulje të shumë produkteve si në laptopë, televizorë dhe teknologji të tjera. Prandaj është koha e përkryer  për të marrë më të mirën nga ofertat e shitësve.

    Fryma  e “American  Black Friday” tashmë ka filluar të bëhet gjithnjë e më e famshme. Rreth 20 vende të ndryshme të botës kanë zbatuar festën “American Black Friday” si: Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Zelanda e Re, Japonia, Rusia, India, tashmë festojnë “American Black Friday “ në vende të tyre.

    “American Black Friday” – një festë që gjithsecili do të donte ta përjetonte.  Siç thonë amerikanët, “Happy  Shopping!” “Pazar i lumtur!”

    Më poshtë gjeni disa fakte interesante rreth “American Black Friday”-t.

    1. Në Amerikë më shumë njerëz planifikojnë të bëjnë blerje gjatë “Black Friday”-t se sa të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
    2. Më shumë se 30% e amerikanëve blejnë gjatë “Black Friday”-t. Gjatë vitit të kaluar rreth 102 milionë persona ishin pjesë e blerjeve në këtë ditë.
    3. Që nga viti 2005 “Black Friday” ka qenë dita më e ngarkuar e blerjeve të vitit.
    4. Ka pasur njoftime të shumta për dhunën që ndodh ndërmjet blerësve gjatë blerjeve në “Black Friday”.
    5. Sipas statistikave të të “Google”-t, kërkuesit “online” fillojnë të shikojnë rreth “Black Friday”-t prej 14 tetorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark