Amir Rrahmani dhe Nedim Bajrami janë zgjedhur në formacionin e javës të 23-të të Serie A, pas paraqitjeve briliante në fundjavën që shkoi me skuadrat e tyre. Dyshja shqiptare realizuan nga një gol këtë xhiro, shkruan Insporti.
Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani, shënoi gol dhe bëri një paraqitje tejet të mirë në fitoren 4:1 ndaj Sassoulos.
Ndërsa, fantazisti i Empolit, Bajrami shënoi gol kundër Romës në humbjen 2:4.
Reprezentuesi i Kosovës, Rrahmani është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa mesfushori i kombëtares kuqezi me notën 7.9.
Rrahmani së bashku me Bani dhe Patric bëjnë treshen e mbrojtjës, ndërsa Bajrami është vendosur prapa sulmuesve Tammy Abraham dhe Dries Mertens.