×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Analistë po paguhen 1500-2000 euro”, Mushkolaj i reagon Abdixhikut: Ka qejf si pushteti me i kap mediat, nuk e dinë…

    Insajderi
    16 February 2024 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Analistët nga 1500 euro deri në 2000 euro në muaj…”, është kjo deklaratë e lëshuar nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në njërën prej paraqitjeve të tij televizive. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj, shkruan Insajderi.

    Mushkollaj ka kritikuar ashpër Abdixhikun, duke thënë se edhe ai si pushteti do t’i “kap” gazetarët, analistët, mediat.

    Sipas tij, analistët nuk i kanë faj Lumirit pse ai nuk di të bëjë opozitë dhe se pse ata nuk flasin për LDK-në siç ai ka dëshirë.

    “Lumiri vetë ka qenë analist. Por, mbase nuk e di se si është të thuash atë që mendon, pa pasë asnjë interes. Pa pasë borxhe me la”, shkroi ai në Facebok.

    Tutje, ai thotë se kreu i LDK-së se betejën e ka me Albinin dhe jo me analistë.

    Postimi i plotë i Mushkolajt:

    Analistët nuk i kanë faj Lumirit pse nuk di të bëjë opozitë, as pse e mendon veten më të fortë se që është në realitet.

    Nuk i kanë faj as pse ata nuk flasin për LDK qysh ai ka dëshirë.

    Lumiri, ashtu si pushteti, ka qef “me i kapë” gazetarët, analistët, mediat. Atë e nervozojnë analistët që mendojnë me kokën e vet, që janë profesionistë, që nuk kanë interesa.

    Lumiri vetë ka qenë analist. Por, mbase nuk e di se si është të thuash atë që mendon, pa pasë asnjë interes. Pa pasë borxhe me la.

    Lumirin e nervozojnë analistët që nuk punojnë as me direktiva të pushtetit, as të opozitës.

    Lumiri është veç një kryetar partie – falë Isa Mustafës. I duhet kohë të bëhet lider.

    Atë e nervozojnë të vërtetat për opozitarizmin e lodhtë të tij, të vërtetat për skandalet në Komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga partia e tij.

    Lumiri duhet të reflektojë dhe të heq dorë nga sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave.

    Ai duhet ta kuptojë se betejën e ka me Albinin, jo me analistët.

    Kryetari i LDK-së ka kërkuar të niset kërkimi i deklarimit të pasurisë së analistëve, që sipas të tij disa nga ta paguhen nga mediat të cilat kanë afrimitet me pushtetin për të sharë opozitën, sidomos LDK-në.

    “Tani që i paguajnë analistët nga 1500 euro deri në 2000 euro në muaj për të sharë opozitën. Në fakt nuk është ide e keqe, pasi që janë bërë analistët kaq prezent në jetën publike është mirë të nisim dhe të kërkojmë deklarimin e pasurisë së tyre. Kish me qenë iniciativë bukur interesant, pasi që kaq të zëshëm janë në kritikën publike, sidomos ndaj opozitës, sidomos ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, jam shumë i interesuar me e ndjekë”, ka deklaruar Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark