×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Analistët mendojnë ndryshe prej Batatinës, vendimet e Nuzës i cilësojnë të duhura

    Insajderi
    12 September 2022 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në takimin e xhiros së pestë kur ekipi i tij pësoi 2:1 në udhëtim te Ferizaj.

    Batatina pas ndeshjes në deklarata ka kritikuar gjyqtarin Genc Nuza, ndihmësit e tij dhe gjyqtarët në VAR që ndan drejtësinë në atë përballje.

    Batatina në një emision ka thënë se Nuza ka drejtuar pesë ndeshje të Llapit në gjashtë takimet e fundit.

    “Gjashtë ndeshje të luajtura, pesë ndeshje i njejti gjyqtar. Nuk kemi kontratë me Genc Nuzën”, tha Batatina në KTV, duke aloduar se Nuza ka bërë gabime në ndeshjet e Llapit.

    I menjëhershëm ishte reagimi i të ftuarit tjetër në emision, mbrojtësit të Ballkanit, Armend Thaqi i cili tha: “Sot do e nënshkruaja që gjitha ndeshjet të m’i referonte Genc Nuza”.

    Rreth ankesave të Tahir Batatinës ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani.

    “Janë argumentu me vija. Edhe Tahiri e ka kuptu që në atë pozitë nuk ka pasur pozitë jashtë loje. Unë e kam një këshill për Tahirin. Le të merret me ekipin e tij sesa me referin. Mund të ketë raste, sepse edhe gjyqtari është qenie njerëzore që mund ta bëjë një gabim, por jo secilën ndeshje”, ka thënë Toverlani në RTV Dukagjini.

    Kritikave të Tahir Batatinës iu është kundërpërgjigjur edhe Bylbyl Sokoli. Trajneri kosovar në situatën e golit të dytë të Ferizajt nuk ka pasur pozitë jashtë loje, siç ka pretenduar Batatina, transmeton demokracia.com

    “Është shumë e kjart, nuk ka nevojë për vija të kuqe. Nuk kishte pozitë jashtë loje. Kjo po shihet që të gjithë janë në lojë. Nuk ka të bëjë me pozitë jashtë loje”, tha Sokoli në RTV Dukagjini.

    Arsim Prepolli, njohësi i futbollit të Kosovës gjithashtu ka vlerësuar se Genc Nuza kishte të drejt në rastin e penalltisë për Ferizajn.

    “Penalltia e Ferizajt ndaj Llapit është penallti e pastërt. Genc Nuza ka vepruar drejt duke akorduar penallti”, deklaroi Prepolli në ATV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark