×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Analisti Behrami reagon për bastisjen e Speciales: Është kërcënim i hapur ndaj gazetarëve

    Insajderi
    22 February 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Cak është banesa e Adil Behramajt, drejtues i portalit Demokracia.com. Behramaj në të kaluarën ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

    Për këtë ka reaguar analisti Artan Behrami njëherit ish-këshilltari tjetër i presidentes Thaçi.

    Ai e ka cilësuar si të paprecedentë veprimin e Speciales, si kërcënim të hapur ndaj gazetarëve.

    “Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.

    Reagimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark