×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Analisti Mirena thumbon Haxhiun përmes një premtimi të rrejshëm të Kurtit

    Insajderi
    03 February 2023 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti, Ilir Mirena ka thumbuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke e përdorur një deklaratë të Kurtit, të vitit 2017 kur ky i fundit u kandidua për kryeministër.

    Mirena ka publikuar një fotografi të Haxhiut të publikuar nga faqja e sallonit të Ondulimit, teksa shihet se ajo ka rregulluar flokët.

    Përshkrimi që analisti i ka vënë kësaj fotografie është “Le t’i lëvizim këmbët tona sipas ëndrrave të të varfërve”, Albin Kurti.

    “A nuk e kanë bërë pikërisht këtë gjë rilindasit dhe dëshmorët tanë? Ata i kanë shpërndarë ëndrrat e tyre nën këmbët tona. Le të mos i shkelim ëndrrat e tyre me këmbët tona. Le t’i lëvizim këmbët tona sipas ëndrrave të tyre. Le të lëvizim bashkë, le të vendosim vetë, sepse kështu fitojmë bashkë!”, deklaronte Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark