×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Analisti politik: Pas zgjedhjeve jam i bindur që do të ketë tensione

    Insajderi
    23 April 2023 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti politik, Bratisllav Kërstiq ka thënë se nga 100 qytetarë që kanë votuar deri më tani në Mitrovicën Veriore, asnjë nuk është serb.

    Ai në një prononcim për Tëvë1 tha se deri më tani nuk ka pasur incidente dhe kjo po tregon se veriu ka ruajtur një pjesë të paqes.

    “Deri tani në Mitrovicë Veriore kanë dalë diku 100 shqiptare nëpër vendvotime. Nga komuniteti serb nuk është regjistrues asnjë votues. Pyetja kryesore është pse këto zgjedhje, kur rezultati është ditë një ditë më parë. Ka shumë arsyeje për të qenë i kënaqur sepse e kemi ruajtur një pjesë të paqes që e kemi në veri dhe është mirë”

    Kërstiq po ashtu tha se nga këto zgjedhje ka fituar edhe Kurti, por edhe Vuçiq.

    “Atmosfera e cila është duke mbretëruar në rrugët e veriut, siç duket është e njëjtë si ajo në zyrën e Kurtit dhe Vuciqit. Kurti është një lloje fituesi sepse i ka organizuar zgjedhjet që do të thotë ligjërisht nuk e  ka shkelur Kushtetutën. Në anën tjetër edhe Vuçiq është një lloje fituese pasi ka një përqindje prej 51  të cilët të cilët në të kaluarën nuk janë duke u pajtuar me politikën e Listës Serbe dhe politikën e Beogradit tashmë ai e ka homogjenizu trupën elektroriale në veri”, ka thënë ai.

    Tutje, ai pas zgjedhjeve ka thënë se është i bindur që do të ketë tensione.

    “Pas zgjedhjeve jam i sigurte që na pret një tension dhe jo incidente pasi serbët mund/ nuk mund të pranojnë që kryetari të jetë shqiptarë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark