×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Analistja amerikane: Moska e Beogradi po përgatitin sërish kaos në Kosovë e Bosnje

    Insajderi
    02 March 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ivana Stradner, analiste amerikane, ka publikuar disa “screenshot” që thotë se janë analiza të një organizate pro-ruse “Rybar” që merret me analiza ushtarake.

    Aty Stradner thotë se janë shënuar lëvizjet e inteligjencës amerikane në Serbi në ditët e fundit.

    Siç shkruan Stradner, ata parashikojnë “një eskalim të ri në Ballkan”.

    Stradner thotë se kjo nënkupton që Moska dhe Beogradi janë duke përgatitur një “kaos së shpejti në Kosovë dhe Bosnje”.

    “Rybar, një kanal analizash ushtarake pro-Kremlinit në Telegram, ka publikuar aktivitetet e inteligjencës amerikane në Serbi gjatë ditëve të fundit. Ata parashikojnë një përshkallëzim të ri në Ballkan. Epo… do të thotë se Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë së shpejti”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark