Sot Lista Serbe ka marrë vendim për të dalë nga institucionet e Kosovës.
Opozita po e akuzon Qeverinë “Kurti” se shkak për këtë është vendimi i fundit për mosshtyerje të afatit për targat ilegale siç ishte kërkuar nga SHBA-ja.
Pas këtyre akuzave të opozitës, ka reaguar edhe deputeti nga LVV-ja, Dimal Basha, i cili ka thënë se qëndrimet e tilla të opozitës janë tejet të dëmshme për Kosovën.
Basha thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës erdhi si urdhër nga Vuçiqi, pra sipas tij arsye nuk është vendimi i Kurtit.
“E dyta, refuzimi i Kryeministrit nuk është për Amerikën, por për Vuçiqin, i cili vazhdimisht i lufton institucionet e Republikës dhe serbët që dojnë t’i respektojnë institucionet tona.
E treta, Opozita duhet ta kuptoj që kundërshtimi i vendimit të Qeverisë është refuzim i implementimit të marrëveshjes që vet e kanë nënshkruar, e që Serbia nuk e ka respektuar nga viti 2016! Tani po kërkoni me vazhdu që mos m’u respektu?”, u shpreh ai.
Depueteti Basha më tej ka thënë se për destabilizimin e veriut duhet të fajësohet Vuçiqi, jo Qeveria e Kosovës.
“Ju përveç që nuk po ndihmoni, edhe po na dëmtoni, sepse kur po i thoni Albinit zbrapsu, në fakt po i thoni Vuçiqit grahi!”, shkroi ai ndër të tjera.