Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se te skuadra e Real Madridit do të qëndronte deri në moshën 80-vjeçare.
Madrilenët nën drejtimin e Ancelottit fituan La Ligën javë më parë, ndërsa u kualifikuan në mesjavë në finale të Ligës së Kampionëve, pasi e eliminuan Manchester Cityn.
“Nëse gjithçka shkon mirë këtu, do të qëndroja deri në moshën 80-vjeçare, pse jo. Është një ide që e kam në kokë. Në ditën që do të largohem nga Reali, mund ta konsideroj edhe pensionimin. E kam shijuar çdo moment këtu. Të shikoj për një klub më të mirë në botë është shumë e vështirë”, është shprehur Ancelotti në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes.