×
  • Lajme
  • Lajme

    Ancelotti pas golit të Modricit: “E vështirë ta lësh në bankinë, e ardhmja në duart e tij

    Insajderi
    26 February 2024 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në pritje të lojës së Gironës, Real Madridi shkoi në +8 pikë larg Barcelonës falë fitores ndaj Sevillës me rezultat 1:0.

    Carlo Ancelotti e komentoi golin e Luka Modricit pas inkuadrimit të tij në fund të lojës, ndërsa foli edhe për momentin e vështirë të lojtarit që po përfundon shpesh në bankinë dhe për të ardhmen e kroatit, shkruan “Gazeta Express”.

    “E festuam golin sepse ishte i merituar. E shënoi një gol të bukur dhe kontribuoi me një paraqitje të bukur. Është mjaft e vështirë ta lësh në bankinë, çdo ditë i jep shembull krejt skuadrës”, deklaroi fillimisht trajneri italian.

    “Është në duart e Lukas se çka dëshiron të bëjë në sezonin e ardhshëm dhe nuk na mbetet tjetër veçse ta presim vendimin e tij. Ai, Kroos e Nacho janë në të njëjtën situatë. Klubi do të ketë kohë t’i sistemojë krejt këto në muajt në vazhdim. T’i menaxhosh këto raste është mjaft e komplikuar dhe e kuptoj në mënyrë perfekte se çka mund të mendojë Modric kur nuk luan sepse e kam përjetuar si lojtar. Modric nuk duket një lojtar i 39 vjetëve”, përfundoi Ancelotti.

    Modric është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës dhe sipas të gjitha gjasave gjatë verës do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark