×
  • Lajme
  • Insajderi

    Andi Pajaziti dje iu nënshtrua një operacioni, avokati: I zgjati më shumë se pesë orë

    Insajderi
    17 August 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari për vrasjen në Bon Vivant, Andi Pajziti, i është nënshtruar dje një operacioni në QKUK, i cili i ka zgjatë më shumë se pesë orë, tha avokati i tij Fanol Krasniqi.

    Avokati Krasniqi shtoi se në ditët në vijim pritet që të konstatohet nëse “Italiani”, do t’i nënshtrohet edhe një tjetër intervenimi.

    “Dje e ka pas një intervenim, i ka zgjatë pesë orë. Pritet pas disa dite me u konstatu se a ka nevojë për një tjetër intervenim. Po vazhdon në QKUK me qëndru, dje e ka pas një intervenimin pej orës 8:00-13:00, më shumë se pesë orë ka zgjatë”, tha avokati Krasniqi për Express.

    I pyetur rreth raportimeve nëse ka pasur të shtëna me armë zjarri në afërsi të klinikës ku po qëndron Andi Pajaziti, avokati tha se pas këtij rasti është shtuar numri i policëve që po e ruajnë.

    “Është shtuar numri i pjesëtarëve të policisë, tash është siguria shumë më e madhe. Andi ska mujt me përceptu se sa është larg krisma nga dritarja e dhomës ku po qëndron”, tha ai.

    I njëjti tha se nuk ka njohuri nëse është hapur rast në polici apo prokurori për “krismën” që është dëgjuar afër klinikës ku po qëndron klienti i tij.

    Ndërkohë, policia e as prokuroria nuk kanë konfirmuar nëse është hapur rast për këtë çështje apo është gjetur ndonjë gëzhojë në vendin e ngjarjes.

    Andi Pajaziti apo siç e ka nofkën “italiani” ndodhet nën masën e paraburgimit për vrasjen që ndodhi me 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq K.R., 39-vjeç dhe u plagosën disa të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark