Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare – BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës” për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Yll i Javës” për xhiron e 33-të në BKT Superligë është shpallur portieri në radhët e FC Ulpianës, Andi Thaqi.
Gardiani i portës së skuadrës lipjanase pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Dukagjinit.
Ai pati disa intervenime bravuroze gjatë këtij ballafaqimi, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por të cilat nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmangej humbjes (2:1).
Në fakt, KF Ulpiana tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në elitë, por me paraqjtjet e saj gjatë këtij edicioni ka fituar simpatinë e dashamirëve të futbollit.
Çmimin “Ylli i Javës” për portierin e FC Ulpianës endau Valmir Zekaj, asistent-menaxher i Departamentit të Burimeve Njerëzore në BKT.