×
  • Lajme
  • Insajderi

    Anëtari i dorëhequr i VV-së flet për Insajderin: Kodi civil do të jetë mollë sherri për rënien e kësaj qeverie

    Insajderi
    14 September 2022 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zgjedhjet e brendshme të LV-së po përcillen me disa pakënaqësi dhe akuza ndaj qendrës. Dega e VV-së në Lipjan është përballur me disa dorëheqje, duke nisur nga Shkelzen Bislimi, që kishte dorëzuar kandidaturën për kryetar dege.

    Anëtari i dorëhequr i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Bislimi, në një prononcim për Insajderin ka folur rreth këtij vendimi duke treguar se cilat ishin mospërputhjet që kishte me Lëvizjen Vetvendosje.

    ‘Bindjet fetare të Kurtit nuk i di, por kjo organizatë ka probleme me islamin, premtimi ka qenë me ndryshu udhëzimin sepse vet Albin Kurti ka thënë se ‘mua nuk më intereson se çfarë ka mbi kokë por më intereson çfarë ka në kokë’, u shpreh Bislimi.

    Ai shtoi se kodi civil do të jetë shkaku për rënien e kësaj qeverie

    ‘Mendoj që kodi civil do të jetë mollë sherri për rënien e kësaj qeverie, kam mospërputhje sa i përket mos respektimit të demokracisë brenda subjekit, si dhe fillimi i zbatimit të një lloj diktature, duke treguar nga lart se kush ku bënë e kush ku nuk bënë pa i pyetur aktivistët fare’, tha Bislimi për Insajderin.

    Bislimi thotë se Lëvizja Vetëvendosje është vetëshkatërruar dhe se nuk mundet më të qëndrojë në një organizatë ku i duhet të flasë si lideri e jo si vetja, teksa ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje është një organizate islamofobe ku nuk respektohen bindjet fetare.

    “Me këto veprime Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan është vetëshkatërruar. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku duhet të flasësh si lideri e jo si vetja jote.

    Përveç Shkelzen Bislimit, dorëheqje nga partia e Albin Kurtit kanë japur dhe Fadil Spahiu dhe Fitim Meziu.

    Fadil Spahiu kishte ushtruar pozitat si Nënkryetar i dytë, Sekretar Organizativ, Administrator i Qendrës etj.

    Ai tha se u largua për shkak të gjendje aspak demokratike.

    Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë”, ka shkruar Spahiu, transmeton Gazeta Insajderi.

    Edhe Fitim Meziu aktivist e anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan pas largimit ka hedhur akuza ndaj kësaj partie për mungesë të demokracisë.

    Largimin e bëri të ditur përmes një postimi në facebook ku tha se do të vazhdoj të jetë anëtar i pavarur i Kuvendit Komunal.

    Ju njoftoj që nga sot unë nuk do te jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.Si Anëtar i Kuvendit Komunal në Lipjan do të jem i pavarur dhe jo në grupin e Asambleistëve te LVV. Kur qëllimi për të cilin je i angazhuar nuk është qëllim për të gjithë aty ske ardhmëri. Shëndeti dhe mirëqenia janë fusha për të cilat do të angazhohem si Asambleist i Pavarur nga votat e jauaja qytetar të nderuar”, ka shkruar ai.

    Meziu la të nënkuptohet se ka dalur i zhgënjyer nga LVV, ndërsa sot thotë se në këtë parti ka shumë padrejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark