×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Anëtari i shkarkuar i Bordit të RTK-së i gëzohet aktgjykimit të Kushtetueses: Urime për këtë fitore

    Insajderi
    02 August 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari i Bordit të RTK-së, Petrit Musolli, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se shkarkimi i bordit të RTK-së nuk ka qenë në harmoni me Kushtetutën dhe Ligjin e transmetuesit publik.

    Ai tha se ata janë shkarkuar padrejtësisht dhe se ky vend i shpërfaq arrogancën pushtetit aktual.

    “Për më tepër sesa vendosjen e drejtësisë për ne ish-anëtarët e Bordit të RTK-së, të shkarkuar padrejtësisht, Gjykata Kushtetuese i vuri laurën arrogancës së pushtetit politik mbi pavarësinë e mediumit publik! Për më tepër sesa ofrimit të një satisfaksioni moral për ne ish-anëtarët e Bordit të RTK-së, të shkarkuar padrejtësisht, Gjykata Kushtetuese çimentoi barrierën kufitare mes pushtetit politik dhe pavarësisë së mediumit publik dhe garantoi sigurinë juridike për të gjithë pasardhësit e Bordit të RTK-së!”.

    “Prandaj, uroj të gjithë anëtarët e sotëm e të nesërm të Bordit të RTK-së për këtë fitore, para së gjithash, për ta!”, ka shkruar ai.

    Dje Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pabazë vendimin e Kuvendit në vitin 2021 për ta shkarkuar të gjithë Bordin e RTK-së. Kushtetuesja konteston nëse ka pasur bazë ligjore për shkarkim kolektiv të anëtarëve të Bordit, duke përmendur se kjo nuk specifikohet në ligjin për RTK-në dhe se çdo anëtar emërohet dhe vepron në kapacitetin personal. Gjithashtu, përmend komentet e Komisionit të Venecias, të cilat, sipas Gjykatës thonë se, shkarkimet kolektive të bordeve të transmetuesve publikë janë të mundura vetëm kur ato përcaktohen specifikisht me ligj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark