×
  • Sport
  • Sport

    Anglezët vendosin aksionet në shitje – klubi i Superligës në dorë të ish kandidatit për deputet nga PDK

    Insajderi
    02 June 2020 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prezantimi i tyre ishte bërë me një konferencë të bujshme në sallën e hotelit të njohur në Prishtinë. Çdo tifozë, futbollistë, anëtar i shtabit teknik, ishin në “qiellin e shtatë” për një arsye të vetme… “Ferizaj po bëhet me pronarë anglezë, do luajmë në Ligën e Kampionëve”.

    I gjithë ky entuziazëm mbeti vetëm si një ide e shkruar në letër. Insporti në muajin dhjetor ka raportuar ekskluzivisht për largimin e investitorëve anglezë, të cilët udhëheqshin nga legjenda e futbollit anglez, Brian Deane.

    Deane ishte ai i cili premtoi se Ferizaj do të bëhej klub evropian dhe se brenda disa sezoneve do ishte pjesëmarrës në garën më të fortë evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

    Drejtori i Ferizajt, Nadir Haxhimusa për Insportin ka konfirmuar se tashmë gjithçka ka përfunduar me anglezët, më shumë mund të lexoni në Insporti.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark