×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Anije, vetura, ari, armë, kamera…” – Prokuroria njofton se çka u konfiskua gjatë bastisjes së pronave të Radojçiqit

    Insajderi
    29 September 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka dhënë detaje rreth bastisjes së pronave të Milan Radojçiqit dhe V.R. Kanë konfirmuar se janë bastisur 5 lokacione. Gjatë kontrolleve janë konfiskuar një anije, vetura, motor, ari, armë, kamera, e telefona të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

    Ndërkohë bëhet me dije se Pkuroria Speciale do të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokal.

    Njoftimi i plotë:

    KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE DHE POLICIA E KOSOVËS

    ME URDHËR TË PROKURORISË SPECIALE POLICIA E KOSOVËS KRYEN URDHËR KONTROLL NË KOMUNAT VERIORE

    Prishtinë, 29 shtator 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se me kërkesë të PSRK-së dhe me urdhër të Gjykatës, në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot aksion për bastisje në pesë (5) lokacione të ndryshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarve M.R dhe V.R.

    Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri. Ky objekt i spitalit përdoret për sistemin e ngrohjes së spitalit dhe nuk ndërlidhet me hapësirat e spitalit ku trajtohen pacientet.

    Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:
    • 2 Automjete Mercedes
    • Argjend 4.84 Kg
    • 2 Motor 4X4
    • 1 Barkë-Anije
    • 7 DVR
    • 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
    • 3 Thika
    • 2 Rutera
    • 2 Çelësa të veturave
    • 5 Gëzhoja
    • 1 Dronë
    • 5 USB
    • 1 Kamera GoPro- SSD
    • 1 Video kamerë me kartelë
    • 1 Shënjestër optike
    • 1 Spray
    • 7 telefona celular

    Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokal.

    Prokuroria Speciale njofton se Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim.

    Njëkohësisht Policia e Kosovës, fton dhe falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e treguar, në rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark