Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar ankesën e Gramoz Vokrrit, shkruan Insajderi.org.
Gramoz Vokrri kishte dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës me arsyetimin se Kuvendi Zgjedhor, i organizuar nga ajo më 6 prill, është i parregullt.
Megjithatë, Gjykata ka publikuar sot vendimin duke konstatuar se ankesa e Vokrrit ishte e pabazë.
Vokrri konsideron se iu mohua padrejtësisht e drejta e kandidimit për kryetar të FFK-së.
Atij iu mohua kjo pasi FFK-ja konsideroi se disa prej nënshkrimeve i kishte të pavlefshme.
Pas vendimit të Gjykatës, Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për medie duke e publikuar vendimin e Gjykatës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e FFK-së rreth kësaj çështjeje.