×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Anketa me 20 mijë punëtorë tregon se çka duhet të përmirësojnë shefat

    Insajderi
    11 July 2017 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kujdes drejtues: Punonjësit duan të dinë prej jush se çfarë po ndodh në zyrë. Sipas një sondazhi me 20 mijë persona të Comparably, një sajt për monitorimin e punës, kulturës dhe shpërblimeve, komunikimi është aftësia e parë që drejtuesit duhet të përmirësojnë.

    Këtë të dhëna u mblodhën nga punonjës të kompanive të vogla, të mesme dhe të mëdha publike gjatë periudhës mars 2016 – qershor 2017.

    Gjysma e të intervistuarve zgjodhën “komunikimin” si problemin kryesor që drejtuesit duhet të përmirësojnë. 20 për qind e të intervistuarve u përgjigjën “përgjegjshmëria” si çështje që drejtuesit e tyre duhet të përmirësojnë.

    Studimi gjeti se komunikimi bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm me kalimin e moshës. 44 për qind e të intervistuarve të moshës 18 – 25 vjeç zgjodhën komunikimin si prioritetin e tyre, krahasuar me 59 për qind të anketuarve të moshës 56 – 60 vjeç.

    Suzy Welch, autore librash të suksesshëm dhe këshilluese në çështjet e menaxhimit, thotë se është e rëndësishme me menaxherët të jenë të sinqertë me punonjësit e tyre.

    “Ju keni një armë në dispozicion, e cila mund t’ju çojë një hap përpara në karrierën tuaj” – thotë Welch.
    “Mendoni për performancën tuaj të fundit – thotë Welch. A thatë me të vërtetë ato që mendonit?” Zakonisht drejtuesit nuk e bëjnë një gjë të tillë.

    I të njëjtit mendim është edhe CEO dhe ish–ekzekutivja e Google, Kim Scott, e cila thotë se “sinqeriteti radikal” është i rëndësishëm për një menaxher që të jetë një lider i mirë.

    Hapi i parë në krijimin e një marrëdhënie të sinqertë është të kujdeseni për punonjësit tuaj – thotë ajo. “Nuk është e mjaftueshme që të kujdeseni vetëm për aftësinë e punonjësve për të kryer një punë, shkruan Scott në librin e saj të ri “Radical Candor” (publikuar në mars 2017).

    Hapi i dytë është të tregoheni të ndeshëm se si po shkojnë gjërat. Duke u kujdesur personalisht për njerëzit, edhe kur i sfidoni ata, do t’ju ndihmojë të krijoni marrëdhëniet më të mira në karrierën tuaj – thotë Scott.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark