×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankohen banorët e këtij fshati në Viti – nuk mund të votojmë për shkak të borës

    Insajderi
    14 February 2021 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Debëlldeh të Vitisë, raportohet se banorët janë duke pasur vështirësi për të dal në votim për shkak të rrugës së bllokuar pas reshjeve të borës.

    Banorët kërkojnë ndihmën e komunës. Mehmet Rrahmani banor i Debelldehut, ka thënë për televizionin lokal Plus Tv se gjendja në fshatin e tyre është e rëndë dhe banorët janë duke pasur teper të vështirë qarkullimin.

    Ai ka thënë se është vëzhgues në zgjedhje, dhe nuk ka mundur me kohë të shkojë në qendën e votimit shkaku i rrugës së pa kalueshme.

    Ndërsa në komunën e Vitisë kanë thënë për Plus TV, se kompania e kontrakuar është duke punuar në pastrimin e rrugëve në fshatra.

    Sipas tyre do të intervenojnë edhe në fshatrat malore në Debëlldeh dhe në Bozovik, për shkak se atje gjendja është më e vështirësuar si pasojë e borës që ka rënë gjatë natës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark