×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ankth në avion, mjegulla dhe shiu shtyjnë ndeshjen e Ligës së Kampioneve

    Insajderi
    13 July 2022 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja e turit të parë të Ligës së Kampioneve mes Ki Klaksvik dhe Bodo/Glimt, është shtyrë nga UEFA me një ditë, për shkak të pamundësisë së skuadrës norvegjeze për të udhëtuar gjatë ditës së hënë drejt Ishujve Faroe ku luhej sfida e kthimit.

    Ndeshja ishte planifikuar të luhej të martën, po një mjegull e dendur mbi aeroportin e vogël dhe një stuhi shiu ka bërë që asnjë avion të mos arrinte të ulej. Kështu, Bodo/Glimt lajmëroi UEFA-n se nuk mund të udhëtonte, duke bërë që ndërkombëtarët të shtynin ndeshjen.

    Ekipi norvegjez udhëtoi vetëm gjatë ditës së sotme, jo pa panik në avion pasi ulja në aeroport në Ishujt Faroe ka qenë përsëri shumë e vështirë mes turbulencave për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithsesi skuadra ka mbërritur në destinacion dhe kësisoj është vendosur që ndeshja e djeshme të shtyhet për sot, për të plotësuar duelin i cili sheh Bodo/Glimt në avantazh pas fitores 3-0 në sfidën e parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark