Organizatorët e Turit të Francës në çiklizëm kanë ngritur alarmin pas regjistrimti të tri rasteve të para me Covid-19 brenda 24 orëve.
Një ditë më parë braktisën turneun francez të biçikletës norvegjezi Vegard Stakle Laengen (skuadra e Uae) dhe francezi Goeffrey Bouchard (AG2R Citroen).
Ndërsa sot i ka thënë para kohe lamtumirë turneut francezi tjetër Guillaume Martin, që garon me Cofidis. Për fat, të tri këta çiklistë nuk kanë simptoma të rënda, veç dhimbje fyti e kollë. Të gjithë çiklistët i nënshtrohen çdo ditë testeve anti-Covid.
Gjithsesi, shtimi e regjistrimi i tri rasteve brenda 24 orësh ka bërë që organizatorët të lëshojnë alarmin për më shumë kujdes mes garuesve. Të gjithë personat që kanë dalë popzitivë janë në izolim, sipas protokollit, por frika për infektime është e madhe.