×
Insajderi

Antari i Vetëvendosjes kritkon infrastrukturën në Podujevë: Pushteti po i tjetërson…

Insajderi
04 March 2023 - 17:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Antari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera ka kritikuar një projekt infrastrukturor në komunën e Podujevës. Ajeti ka shkruar se rruga Skëndërbeu nuk e plotëson as standartin e ish-pushtetit.

Sipas tij, më mirë nuk janë as rrugët në nivelin qëndror, përkatësisht rruga Podujevë-Prishtinë.

“Projektet në infrastrukturë në Komunën e Podujevës (rruga Skënderbeu), nuk janë duke e plotësuar as standardin e ish pushtetit e lere më ato evropian! Edhe pse kostoja është e njëjtë me shtet e evropës perëndimore. Hiq më mirë nuk janë as ato në nivelin qendror (sidomos M25 rruga Podujevë-Prishtinë)”, ka shkruar Potera.

Ai ka shtuar se është i çuditur kur disa ish kolegë dhe ish-shokë po e përkrahin një gjë të tillë kur kanë ngritur zërin dhe anë protestuar për gjëra të tilla.

Sipas tij, pushteti i ka tjetërsuar ata.

“Disa ish kolegë, ish shokë e ish miq po më befasojnë se si po lejojnë e po përkrahin diçka të tillë kur kemi ngritur zërin e protestuar për gjëra të tilla, të shëmtuara e skandaloze. Por, pushteti po i tjetërson”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Projektet në infrastrukturë në Komunën e Podujevës (rruga Skënderbeu), nuk janë duke e plotësuar as standardin e ish pushtetit e lere më ato evropian! Edhe pse kostoja është e njëjtë me shtet e evropës perëndimore.

Hiq më mirë nuk janë as ato në nivelin qendror (sidomos M25 rruga Podujevë-Prishtinë).

Disa ish kolegë, ish shokë e ish miq po më befasojnë se si po lejojnë e po përkrahin diçka të tillë kur kemi ngritur zërin e protestuar për gjëra të tilla, të shëmtuara e skandaloze. Por, pushteti po i tjetërson.

Duhet marrë masa urgjente nga instancat e larta sepse është e papranueshme mënyra si janë duke u keqpërdorur taksat e qytetarëve në të ashtuquajtura projekte.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark