×
  • Sport
  • Sport

    Anthony Joshua do të rikthehet në ring

    Insajderi
    08 February 2023 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muaji Prill rikthen në ring ish-kampionin e botës, Anthony Joshua. Boksieri britanik do të ngjitet në skenën e O2 Arena në Londër më 1 Prill dhe si kundërshtarë do të gjejë amerikanin Jermaine Franklin.

    33-vjeçari do të veshë dorezat e boksit për herë të parë pas thuajse 7 vitesh që ngjitet në ring për të mos luftuar për një titull kampioni në lojë.

    “Mendërisht dhe fizikisht ndihem gati”, tha Joshua, që do ketë përballë një kundërshtar 29-vjeçar.

    Britaniku nuk bokson që nga humbja e tij e dytë radhazi ndaj kampionit ukrainas në WBA, WBO, IBF dhe IBO, Oleksandr Usyk, në një revansh për titull në Arabinë Saudite zhvilluar në gushtin e vitit të kaluar.

    Në krahun tjetër, Franklin ka një rekord prej 21 fitoresh dhe 1 humbje, 14 prej të cilave me nokaut teknik.

    Ndërkaq, disfatën e vetme e pësoi Nëntorin e vitit 2022 ndaj britanikut Dillian Whyte në “Wembley Arena”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark